Turp i madh i Gjokoviqit, kapet me...

Tenis

Turp i madh i Gjokoviqit, kapet me...

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 19:13
Novak Gjokoviq

Novak Gjokoviqi pa fije turpi shkakton edhe një skandal! Në vend të që të dënojë agresionin rus, Gjokoviq mundohet të mbrojë spotistët e një shtetit që e ka pushtuar Ukrainën!

Tenisti serb, nuk është plotësisht dakord me kërkesën e tenistit ukrainas Sergei Stakhovsky për të ndaluar pjesëmarrjen e të gjithë sportistëve rusë.

Siç tha ai, është rritur në luftë dhe ai e di se si ndihet.

“Unë e njoh Sergein për një kohë të gjatë. Ai ishte kolegu im në fushë për një kohë të gjatë. Ne kemi një marrëdhënie të mirë. E kontaktova dhe folëm së fundmi. E kuptoj zhgënjimin që vjen nga ai dhe populli ukrainas ndaj Rusisë dhe gjithçkaje që po ndodh”, tha Gjokoviq dhe më pas shpjegoi qëndrimin e tij më në detaje.

“Ajo që mund të them si fëmijë i luftës, në fakt disa prej tyre gjatë viteve ’90, është të dimë se si është të jesh në atë pozicion. Megjithatë, nga ana tjetër, nuk jam plotësisht dakord me ndalimin e rusëve dhe bjellorusëve. Unë nuk mendoj se kjo është e drejtë”.

“Unë mendoj se ata do të pranonin një kompromis si në Lojërat Olimpike, të luanin nën një flamur neutral. Mendoj se e meritojnë të garojnë. Ata janë sportistë profesionistë. Asnjëri prej tyre nuk e mbështeti luftën, apo diçka të tillë”, tha tenisti serb..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat