Turneu më i madh i tenisit rrezikon, raste infektimesh të lojtarëve

Tenis

Turneu më i madh i tenisit rrezikon, raste infektimesh të lojtarëve

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 16:38
Turneu më i madh i tenisit

Wimbledon humbet menjëherë nja nga protagonistët e shpallur.

Marin Cilic rezultoi pozitiv me koronavirus dhe do të detyrohet të humbasë Grand Slam-in e tretë të sezonit.

“Me keqardhje ju njoftoj se dola pozitiv me Covid. U izolova dhe shpresoja të isha gati, por fatkeqësisht ende nuk ndihem mirë. Jam zemërthyer sepse po humbasë Wimbledon dhe se po e përfundoj kështu sezonin. Mezi pres të kthehem vitin e ardhshëm.”

Një mungesë që e bën edhe Novak Djokovic të drithet. Kampioni në fuqi, i cili fitoi debutimin e tij dje, u stërvit në Wimbledon Central me kroatin më 23 qershor.

Por pak çaste më parë është njoftuar se edhe një tenist ka rezultuar me Covid duke u humbur Ëimbledonin.

Matteo Berrettini është i detyruar të largohet nga Wimbledon për shkak se ka rezultuar pozitiv.

“Më është thyer zemra. Kam pasur disa simptoma gripi dhe jam izoluar në ditët e fundit. Edhe pse ishin simptoma të lehta, vendosa që ishte e rëndësishme të bëj një test këtë mëngjes për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e lojtarëve të tjerë.

Nuk kam fjalë ta përshkruaj zhgënjimin tim. Ëndrra ka mbaruar për këtë vit, por unë do të kthehem më i fortë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, është shprehur Berrettini.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat