Çudit tenisti francez

Tenis

Çudit tenisti francez

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 12:48
Benoit Paire

Aventura e Benoit Paire në Wimbledon tashmë ka përfunduar. Tenisti francez u eliminua në raundin e parë nga bashkëkombësi e tij, Quentin Halys. Ai e nisi mirë, duke fituar setin e parë 6-4. Më pas nuk ekzistoi në fushë në tre setet pasardhëse: 6-1, 6-2, 6-4. Paire konfirmon kështu momentin negative. 33-vjeçari nuk i fshehu problemet që po kalon, duke pranuar se luante tenis vetëm për para.

Në një intervistë për gazetën franceze “L’Équipe”, Paire u shpreh:

“Në Wimbledon për para? Për ato shifra, unë marr pjesë çfarëdo që të ndodhë.

Edhe pse më këshillojnë të mos luaj. Mundohem ta heq qafe këtë gjë, sepse më parë më pëlqente tenisi, më pëlqenin këto momente tensioni, duke qenë në fushë, por tani ndihem shumë keq. Është një gjendje shpirtërore që e kam pasur për një kohë.

Për momentin, nuk më pëlqen tenisi, e urrej atë. Të dal në fushë është diçka që më neverit. Sa herë që futem në të, më vjen të largohem.

Kur e gjej veten në fushë, më sulmon ankthi, nuk mund ta përballoj. Kjo është arsyeja pse luajta pak në “Roland Garros” dhe performanca ime këtu ishte mjaft e parashikueshme. Më duhet të rizbuloj atë kënaqësi të të luajturit që nuk mund ta ndiej më".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat