E fundit, Nadal tërhiqet nga turneu Wimbledon

Tenis

E fundit, Nadal tërhiqet nga turneu Wimbledon

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 21:24
Raffael Nadal

Tenisti, Nick Kyrgios, do të luajë në finalen e meshkujve në Wimbledon, pasi kundërshtari i tij në gjysmëfinale, Rafael Nadal, u detyrua të tërhiqej nga turneu për shkak të lëndimit.

Nadal kishte vështirësi me një lëndim gjatë fitores së tij në çerekfinale kundër Taylor Fritz të mërkurën.

Ai garoi me dhimbje për të fituar në pesë sete, por tani nuk është në gjendje të përballet me Kyrgios në gjysmëfinalen e tyre të planifikuar për nesër.

Kyrgios tani do të luajë në finalen e të dielës, ku do të përballet ose me Novak Djokovic ose me britanikun Cameron Norrie.

Është hera e parë që australiani, Kyrgios, arrin në finale të një Grand Slam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat