Williams zbulon të ardhmen

Tenis

Williams zbulon të ardhmen

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 12:30
Williams zbulon të Williams

Tenistja amerikane Serena Williams ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në grand slam të US Open, që nis më 29 gusht në Nju Jork. 40-vjeçarja u rikthye në fushë në qershor të këtij viti pas një mungese të gjatë dhe ka vendosur të mos tërhiqet. Ajo ka triumfuar 6 herë në karrierën e saj në US Open.

Më herët, motra e vogël Williams do të luajë edhe në turneun e Master të Montrealit, që nis pas dy javësh në Kanada.

“Nuk do të tërhiqem, thjesht kisha nevojë për t’u relaksuar e rikuperuar si nga ana fizike ashtu dhe ajo psikologjike”, tha Serena Williams.

“US Open është turneu i shtëpisë dhe dua të paraqitem mirë. Jam shumë e motivuar për të arritur një rezultat të mirë. Këtu kam fituar trofeun e parë në një grand slam (1999) dhe do të ishte e jashtëzakonshme të fitoja një tjetër në këtë moshë”, tha tenistja amerikane.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat