Gjokoviqit i mbyllet dera

Tenis

Gjokoviqit i mbyllet dera

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 11:18
Gjokoviqit i mbyllet dera

US Open ka konfirmuar se Novak Gjokoviq nuk do të jetë në gjendje të luajë në turne muajin e ardhshëm nëse nuk është vaksinuar kundër Covid-19.

Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën, US Open tha se megjithëse nuk ka mandatin e vet të vaksinimit për lojtarët, do të respektojë pozicionin e qeverisë amerikane në lidhje me udhëtimin në vend për shtetasit jo-amerikan të pavaksinuar.

SHBA kërkon që joshtetasit të vaksinohen plotësisht kundër Covid-it për të hyrë në vend. Si rezultat, Djokovic, i cili është shprehur vazhdimisht se nuk do ta bëjë vaksinën, nuk do të lejojë të hyjë në vend.

Kjo do të përjashtonte efektivisht kampionin e Wimbledon për turenun, i cili fillon 29 gusht.

“Sipas Librit të Rregullave të Grand Slam-it, të gjithë lojtarët e kualifikuar futen automatikisht në fushat kryesore të shortit për meshkuj dhe femra, bazuar në renditjen 42 ditë përpara të hënës së parë të eventit”, thuhet në deklaratën e US Open.

“US Open nuk ka një mandate vaksinimi për lojtarët, por do të respektojë pozicionin e qeverisë amerikane në lidhje me udhëtimin në vend për qytetarët e pavaksinuar jo-amerikanë”.

Djokovic, i cili gjithashtu u ndalua të luante në Australian Open për shkak të statusit të tij të vaksinimit, kishte thënë pas fitores së tij në Loindër se ai shpresonte “për disa lajme të mira nga SHBA”, sipas gazetës britanike “The Guardian”.

Ylli 35-vjeçar i tenisit ishte emëruar në listën e hyrjes për Grand Slam-in e fundit të vitit të mërkurën, por siç vuri në dukje US Open, kjo është rutinë dhe nuk do të thotë se ai është i garantuar që të lejohet të luajë.

Gjokoviq ka thënë më parë se ishte i gatshëm të sarifikonte ndeshjet në turne në mënyrë që të qëndrone i pavaksinuar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat