Kanadaja u mbyll derën tenistëve të pavaksinuar

Tenis

Kanadaja u mbyll derën tenistëve të pavaksinuar

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 11:30
Kanadaja u mbyll derën tenistëve të pavaksinuar

Pandemia “Covid-19” dhe varianti “Omicron 5” vijon të trembë organizatorët e turneve Masters të Montreal (meshkuj) dhe Toronto (femra) që do të nisin më 5 gusht në Kanada.

Për këtë arsye, masat anti-Covid që janë marrë janë tepër të ashpra në këtë vend dhe përjashtim nuk bën as tenisi.

Autoritetet vendore kanë vendosur të mos lejojnë asnjë person të marrë pjesë në këto turne në rast se nuk është i vaksinuar. Jo vetëm kaq, por si masë shtesë do të jetë kryerja e një tampon për çdo person në aeroport. Gjithçka, për të bllokuar që në start ndonjë infektim të mundshëm.

Vendimi është marrë orët e fundit nga qeveria, si masë shtesë për këto dy turne Masters dhe ata që do të dalin pozitivë do të qëndrojnë 10 ditë në izolim. Për këtë arsye, u është kërkuar tenistëve që të kryejnë teste para se të nisen nga vendet e tyre.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat