Nadal: Unë trajner? Nuk e besoj

Tenis

Nadal: Unë trajner? Nuk e besoj

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 13:02
Nadal

Tenisti spanjoll Rafael Nadal, fitues i 22 grand slam në karrierë, ka folur për një revistë spanjolle, duke zbuluar disa detaje interesante në lidhje me kolegët e tij. “Për mua në sportin e tenisit, sportistët janë të ndryshëm. Ka nga ata që godasin topin fort dhe e kanë këtë gjë një talent. Ka të tjerë që kanë si talent saktësinë në gjuajtje edhe pse nuk godasin fort”, tha Nadal.

“Gjithsesi, në këtë sport, ashtu si kudo, objektivi është fitorja.

Ndaj, një ndeshje e fiton ai që është më i talentuar dhe në Akademinë tonë në Spanjë përpiqemi të vlerësojmë në maksimum cilësitë e çdo tenisti. Mos harroni se një nga elementët kryesorë është forca psikologjike”, tha Nadal.

“Të gjithë mund të përmirësohen si tenistë gjatë karrierës së tyre, por forca mendore, ajo psikologjike është diçka ku duhet të jesh i fokusuar që fëmijë. Këtë gjë ka bërë xhaxhai im Toni, që ka qenë trajner im që fëmijë”, u shpreh tenisti spanjoll Rafael Nadal.

Në lidhje me të ardhmen e tij jashtë fushave të tenisit dhe mundësinë për të qenë një trajner, Nadal sqaroi: “Unë trajner?

Nuk e besoj. Nuk e di nëse do të jem personi ideal për të trajnuar një tenist. Jam shumë i rreptë me veten, nuk e di se si do të veproja me një tjetër. Për momentin nuk e mendoj këtë gjë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat