Numri dy në botë, zbulon se vuan nga diabeti

Tenis

Numri dy në botë, zbulon se vuan nga diabeti

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 12:14
Aleksander Zverev

Tenisti gjerman Aleksander Zverev, numri 2 në botë për meshkuj, ka rrëfyer se është i sëmurë me diabet. Ai vuan një diabet të tipit 1, sëmundje për të cilën ai kë mësuar për herë të parë kur ishte 4 vjeç.

Ai e bëri publik lajmin me rastin e çeljes së fondacionit të tij, që mban të njëjtin emër, në Hamburg. Zverev nuk kishte folur kurrë më parë për sëmundjen e tij.

“Pak vetë kishin dijeni për sëmundjen time.

Nuk e kam bërë publike këtë gjë më parë, pasi kisha frikë se mos rivalët e mi ndiheshin më të fortë se unë. Sot është ndryshe, jam më i pjekur, kam përvojë dhe ndihem komod teksa e them këtë gjë.

Gjithnjë kam dashur të luaj tenis pavarësisht sëmundjes edhe pse jo të gjithë e kanë këtë fat. Stërvitem nga mëngjesi në mbrëmje, por s’jam ende gati për t’u rikthyer”, tha Zverev, që nuk luan prej disa muajsh.

Ai u dëmtua në gjysmëfinalen e Roland Garros.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat