Paralajmëron tërheqjen

Tenis

Paralajmëron tërheqjen

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 16:59
Williams

Serena Williams ka paralajmëruar se do të tërhiqet nga tenisi pas US Open. Kampionia amerikane, fituese 23 herë e “Grand Slam”, tha për Vogue se “do të evoluojë larg” nga ky sport, duke shtuar se nuk i pëlqen fjala “tërheqje”.

Ajo theksoi se do të fokusohet në  gjëra më të rëndësishme në jetën e saj.

Në një postim në Instagram, Serena Uilliams shkroi se “numërimi mbrapsht ka filluar”.

“Do t’i shijoj këto javët e ardhshme”, tha 40-vjeçarja.

Williams u rikthye në Wimbledon në qershor pas një pushimi të gjatë për shkak të një dëmtimi, mes spekulimeve se ishte “tërhequr”.

Ajo tregoi se do të luajë në US Open, ku ka fituar gjashtë nga titujt, në gusht. Williams ka fituar më shumë tituj se çdo lojtare në epokën e Open dhe e dyta nga të gjitha kohërat, pas 24 të Margaret Court.

“Fatkeqësisht nuk isha gati për të fituar Wimbledon këtë vit. Dhe nuk e di nëse do të jem gati për të fituar Nju Jorkun. Por do të përpiqem,” shkroi ajo.

Të hënën, ajo pati fitoren e saj të parë në 14 muaj, duke mposhtur Nuria Parrizas Diaz të Spanjës për të arritur në raundin e dytë të National Bank Open në Toronto.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat