Numri 1 dhe të gjitha tenistet “big” eliminohet nga Sinsinati

Tenis

Numri 1 dhe të gjitha tenistet “big” eliminohet nga Sinsinati

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 14:32
Numri 1 dhe të gjitha tenistet “big” eliminohet nga Sinsinati

Në turneun Masters të Sinsinati nuk mungojnë surprizat. Numri 1 në botë për femra, tenistja polake Iga Swiatek, është eliminuar pas humbjes 2-0 (6-3, 6-4) ndaj amerikanes Madison Keys.

Nga turneu u eliminua edhe numri 3 në botë, tenistja tuniziane Ons Jabeur.

Nga gara u tërhoq tenistja rumune Simona Halep, e dëmtuar, ndërkohë që u eliminuan edhe tenistja spanjolle Paola Badosa (numri 2), ajo britanike Emma Raducanu (numri 7) si dhe ajo estoneze Anett Kontaveit, numri 4 në botë.

Te meshkujt, avancon në cerekfinale numri 1 në botë, rusi Daniil Medvedev, që mundi Denis Shapovalov. Më tej avancon edhe greku Stefanos Tsitspas, që mposhti Diego Schwartzman. Nuk zhgënjen as spanjolli Carlos Alcaraz, që kualifikohet më tej.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat