Zverev nuk ia del mbanë

Tenis

Zverev nuk ia del mbanë

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 12:04
Zverev

Tenisti gjerman Alexander Zverev, numri 2 në botë për meshkuj, ka konfirmuar mungesën e tij në grand slam e US Open, që nis më 29 gusht në Nju Jork. Ai u dëmtua gjatë gjysmëfinales së Roland Garros, ku doli nga fusha me paterica.

Edhe pse gjermani u operua dhe nisi gradualisht stërvitjen, ai ende nuk është gati për të luajtur. Madje ende nuk ka një datë të saktë se kur Zverev do të rikthehet të luajë, duke rrezikuar të humbasë pozicionin në renditje.

Lajmin e mungesës së tenistit gjerman e konfirmuan edhe organizatorët e US Open, që nuk e kanë përfshirë Zverev në listën e tenistëve pjesëmarrës.

“Nuk jam ende gati dhe nuk dua të rrezikoj karrierën time me një rikthim të parakohshëm”, tha Zverev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat