Eliminohet një prej favoritëve, kalon Kyrgios

Tenis

Eliminohet një prej favoritëve, kalon Kyrgios

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 10:11
Tsitsipas

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur një prej turneve më të rëndësishëm në botën e tenisit, US Open.

Menjëherë, nuk kanë munguar surprizat teksa është eliminuar që në raundin e parë një prej atyre që mund të konsiderohej edhe si favorit për triumfin final.

Fjala është për Stefano Tsitsipas teksa tenisti grek, numër pesë në botë u mposht nga Galan Riveros me shifrat 1-3.

Kolumbiani triumfoi duke dominuar në dy setet e para me rezultatin 0-6 dhe 1-6, ndërsa në setin e tretë, greku provoi të rikthehej në lojë duke fituar me shifrat 6-3. Gjithsesi, setin e katërt, Galan numri 94 në renditjen botërore e mbylli në shifrat 5-7 duke fituar edhe komplet ndeshjen teksa në raundin e ardhshëm e pret sfida me Thompson.

Ndërkaq, një biletë për në raundin tjetër siguroi edhe Nick Kyrgios. Australiani nuk e pati të vështirë sfidën ndaj bashkëkombasit të tij asutralian, Kokkinakis duke triumfuar pastër në tre sete me shifrat 6-3, 6-4 dhe 7-6.

Tashmë, Kyrgios e pret sfida me Bonzi. Sa i takon femrave, Serena Williams kaloi në dy sete, 3-6, 3-6 Kovinic ndërsa në raundin pasardhës e pret përballja me estonezen Kontaveit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat