Vijon rrugëtimi i tenistes amerikane

Tenis

Vijon rrugëtimi i tenistes amerikane

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 12:39
Serena Williams

Vijon rrugëtimi i tenistes amerikane Serena Williams në US Open, duke fituar sot 2-1 (7-6, 2-6, 6-2) ndaj estonezes Anett Kontaveit, numri 2 në botë.

Një paraqitje e mirë e motrës së vogël Williams, që është në turneun e fundit në karrierën e saj.

Në raundin e tretë avancon tenistja greke Maria Sakkari, numri 3 në botë, që mundi 2-1 kinezen X.Wang. Pa probleme fiton edhe 18-vjeçarja amerikane Cori Gauff, që mposhti 2-0 rumunen E.Ruse.

Një biletë për më tej sigurojnë edhe tenistja franceze Caroline Garcia e ajo australiane Ajla Tomljanovic. Surprizë eliminimi i kanadezes Leylah Fernandez, ndërkohë që avancon më tej tenistja amerikane Shelby Rogers.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat