Kyrgios nuk i mban nervat

Tenis

Kyrgios nuk i mban nervat

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 11:08
Kyrgios nuk i mban nervat

Nick Kyrgios u eliminua nga US Open në raundin çerekfinal me tenistin australian që u mposht në pesë sete nga ana e rusit, Karen Khachanov me shifrat 2-3.

Kyrgios që pati edhe telashe me një dëmtim teksa në setin e parë kërkoi ndihmën e fizioterapistit, pas disfatës nuk i mbajti nervat.

Në fakt, australiani nuk e ka për herë të parë që shpërthen para një audience të gjerë, ndërsa këtë herë me siguri mund të ketë vendosur ndonjë rekord pasi shkatërroi dy reketa brenda një minute.

Kështu, teksa Khachanov nga krahu tjetër po përshëndeste spektatorët, Kyrgios ishte duke shfryrë nervat në anën e tij të fushës ndërsa pas Wimbledon, humbi sërish mundësinë për të fituar titullin e parë Grand Slam në karrierën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat