Mal Agushi mposhti tenistin australian 

Tenis

Mal Agushi mposhti tenistin australian 

Nga: K.G. Më: 8 shtator 2022 Në ora: 19:37
Mal Agushi

Tenisti Mal Agushi po tregon formë të mirë në turneun “Kosova Open 2022”.

Agushi ka shënuar fitore me rezultat 2:0 (6:1, 7:6) në përballje me australianin Mal Agushi mposhti tenistin australian Derin Sen.

“Gjatë kësaj jave po mbahet turneu ndërkombëtar i nivelit ITF “Kosova Open 2022“, që po zhvillohet në Brestovik, Pejë.
Në ditën e katërt të turneut u zhvilluan çerekfinalet në single dhe gjysmëfinalet në double. 

Tenisti Mal Agushi mposhti tenistin australian Derin Sen, me rezultat: 6-1 7-6(3), duke kaluar kështu në gjysmëfinale të turneut, ku do përballet me tenistin serb Aleksandar Daskaloviq”, shkruan në faqen e Federatës së Tenisit të Kosovës.

Kryetari i Federatës së Tenisit të Kosovës, Jeton Hadërgjonaj, përgëzon Malin.

“Sukseset vazhdojnë.

Mal Agushi në gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar ‘Kosova Open’.

Mali është pjesë e përfaqësueses së Kosovës në tenis”, shkruan Hadërgjonaj në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat