Federata synon ndërtimin e terreneve të tenisit në Gjilan

Tenis

Federata synon ndërtimin e terreneve të tenisit në Gjilan

Nga: K.G. Më: 20 shtator 2022 Në ora: 19:08
Kryetari i FTK-së në takim me kryetarin e komunës së Gjilanit

Federata e Tenisit ka plane të mëdha, ndër to edhe ndërtimin e fushës së tenisit në qytetin e Gjilanit.

Synimet e federatës janë që çdo qytet të ketë fusha të tenisit dhe të masivizohet ky sport në vendin tonë, ndër sportet me atraktive në botë. 

“Sot, kryetari i FTK-së z. Jeton Hadërgjonaj, është takuar me kryetarin e komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni.

Në këtë takim u diskutua rreth kërkesës së kryetarit të FTK-së për ndërtimin e terreneve të tenisit në këtë komunë.
Komuna e Gjilanit është ndër komunat që nuk ka klub të tenisit, andaj për ta bërë të mundur zhvillimin e sportit të tenisit në këtë komunë, Kryetari Hyseni premtoi ndërtimin e terreneve të kërkuara”,-  
thuhet në njoftimin e FTK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat