Federer mbledh yjet e tenisit në turneun e lamtumirës

Tenis

Federer mbledh yjet e tenisit në turneun e lamtumirës

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 11:40
Federer

Më datat 23-25 shtator, në Londër do të zhvillohet turneu i Laver Cup në tenis. Një turne ekipor, ku përballen mes tyre tenistët më të mirë nga Europa ndaj atyre më të mirë nga bota.

Një turne organizuar nga Roger Federer, që mban emrin e një prej ikonave të tenisit, Rod Laver. Ky do të jetë eventi i fundit sportiv ku do të luajë tenisti zviceran, fitues i 20 grand slam në karrierë.

Ai deklaroi tërheqjen nga sporti dhe në këtë event janë grumbulluar për të marrë pjesë tenistët më të mirë në botë. Veçanërisht në skuadrën e Europës, ku janë edhe Rafael Nadal e Novak Gjokoviq.

Të gjitha edicionet e deritanishme janë fituar nga skuadra e Europës, ku tenistët kanë mundur të admirojnë edhe lojërat dyshe Federer/Nadal apo Federer/Djokovic. Një event që do të mbahet mend gjatë, pasi do të shohim për herë të fundit në fushë Federer.

Ekipi i Europës: Roger Federer, Rafael Nadal, Andy Murray, Novak Djokovic, Casper Ruud, Stefanos Tsitsipas, Matteo Berrettini.

Ekipi i botës: Taylor Fritz, Felix Auger-Aliassime, Diego Schwartzman, Frances Tiafoe, Alex De Minaur, Jack Sock, Tommy Paul.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat