Nadal nuk mban dot lotët

Tenis

Nadal nuk mban dot lotët

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 12:25
Nadal nuk mban dot lotët

Tashmë nuk ka më kthim pas! Roger Federer luajti mbrëmjen e së premtes ndeshjen e fundit zyrtare në tenis, duke i dhënë lamtumirën sportit që i dhuroi aq shumë e që e shndërroi në një ikonë në mbarë botën.

Sfida e fundit për zvicerianin ishte tejet speciale pasi bëhej fjalë për një ndeshje dyshe dhe ai bashkëpunoi me rivalin dhe një nga miqtë e tij më të mirë, Rafael Nadal. Në fakt, dyshja europiane e turneut Laver Cup, e humbi sfidën me shifrat 2-1 ndaj dyshes amerikane, Jack Sock dhe Frances Tiafoe.

Megjithatë, disfata e fundit në karrierë, nuk kishte kurrsesi shans të prishte atmosferën e krijuar në Londër, aty ku i gjithë publiku përshëndeti Federer, e po njëjtë bënë edhe kolegët e tij ku spikasnin Tsitsipas, Djokovic, Berretini, Casper Ruud apo edhe Murray.

Sigurisht mes emocioneve të mëdha teksa organizatorët u kujdesën edhe për të kujtuar momentet më speciale të Federer gjatë karrierës së tij, 41-vjeçari nuk mundi të mbante lotët, ashtu si edhe Nadal që u prek tejmase nga lamtumira e mikut të tij.

E sigurt është se tashmë tenisi pa Roger Federer nuk është më i njëjti, me zvicerianin që konsiderohet si një nga më të mirët e këtij sporti me 20 tituj Grand Slam, teksa përveç titujve, 41-vjeçari është dalluar për teknikën e lartë si dhe klasin që e shoqëronte gjithnjë në fushë, por edhe jashtë saj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat