Finalisti i Wimbledon akuzohet për dhunë familjare

Tenis

Finalisti i Wimbledon akuzohet për dhunë familjare

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 12:09
Finalisti i Wimbledon akuzohet për dhunë familjare

Tenisti australian Nick Kyrgios, aktualisht numri 20 në botë, rrezikon deri në dy vite burg, pas akuzave nga ish e fejuara e tij për dhunë familjare. Ngjarjet kanë ndodhur në janarin e vitit 2022, por vetëm së fundi ato po hetohen nga policia.

Palët kanë nisur një betejë ligjore dhe Kyrgios, finalist i grand slam të Wimbledon këtë verë, rrezikon shumë. “Problemet përkatëse në lidhje me shëndetin mendor të klientit tim janë të njohura”, tha avokati i Kyrgios, i njohur si “tenisti rebel”.

27-vjeçari australian këtë vit ka bërë një sezon të mirë, por tashmë i duhet të përballet me një betejë ligjore, që mund t’i prishë punë. Shpesh në të shkuarën ai është përfshirë në akuza për përdorim të substancave të ndaluara dhe pijeve alkoolike.

Avokatët e tenistit kanë kërkuar arkivimin e çështjes në janarin e vitit që vjen, kur dhe do të zhvillohet séance e ardhshme. Aktualisht, Kyrgios ndodhet në Japoni, në turneun e Tokio, ku po luan në lojën dyshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat