Navratilova i thur elozhe Serena Williamsit

Tenis

Navratilova i thur elozhe Serena Williamsit

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 21:48
Navratilova i thur elozhe Serena Williamsit

Tenistja e madhe Martina Navratilova mendon se më shumë gra do të vazhdojnë të luajnë tenis profesionist pasi të kenë fëmijë dhe kjo është falë Serena Williams.

Kur u tërhoq nga tenisi muajin e kaluar, 41-vjeçarja Uilliams la pas një trashëgimi që shtrihet përtej 23 titujve të saj të Grand Slam, të fundit prej të cilëve fitoi në “Australian Open 2017” ndërsa ishte shtatzënë me vajzën e saj Olympia.

Sipas Navratilova, Williams ka frymëzuar një mentalitet të ndryshëm në krahasim me kohën kur ajo dominonte sportin në vitet 70’ dhe 80’.

“Për femrat ishte ose njëra ose tjetra, por tani Serena dëshmoi se ju mund t’i keni të dyja. Ka shumë nëna të tjera në turne që ia kanë dalë shumë mirë. Mendoj se Serena hapi rrugën për të qenë nënë dhe për të qenë ende sportiste. Unë mendoj se do të shihni gjithnjë e më shumë gra që luajnë mirë deri në të 30-at, ndoshta në të 40-at e tyre.

Në fillim të këtij viti, Tatjana Maria, një nënë e dy fëmijëve, arriti në gjysmëfinalen e saj të parë të Grand Slam në Uimbëlldon 15 muaj pas lindjes së fëmijës së saj të dytë, ndërsa Viktoria Azarenka është renditur vazhdimisht në top 20 në botë që nga lindja e djalit të saj Leo në vitin 2016.”, ka deklaruar ish-numri 1 i botës për Elizabeth Pérez të CNN në Spanjë.

Williams nuk është e vetmja që hap një shteg për nënat që shpresojnë të vazhdojnë karrierën e tyre në tenis. Navratilova beson se do të jetë më e zakonshme që lojtarët të gëzojnë karriera më të gjata se në kohën e saj, duke ndjekur trendin e vendosur nga Uilliams dhe Roxher Federer, i cili kohët e fundit luajti ndeshjen e fundit të karrierës së tij në moshën 41-vjeçare. Navratilova dukej e bindur se tërheqja e Uilliams do të lërë një boshllëk në tenis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat