Serena: Jam në tranzicion, nuk jam tërhequr

Tenis

Serena: Jam në tranzicion, nuk jam tërhequr

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 11:27
Serena

Tenistja amerikane Serena Uiliams ka konfirmuar për mediat se nuk është tërhequr nga sporti dhe se shanset që ajo të rikthehet të luajë janë të mëdha.

“Nuk jam tërhequr. Shanset që unë të rikthehem të luaj janë shumë të larta. Nëse vini në shtëpinë time do të shihni që kam një fushë tenisi, ku stërvitem çdo ditë”, tha Serena Uiliams, fituese e 23 grand slam në karrierë në një event ku promovonte kompaninë e saj “Serena Ventures”.

“Ende nuk kam menduar seriozisht rreth tërheqjes time. Para pak ditësh u zgjova në mëngjes, dola në fushën e lojës dhe mendova se për herë të parë në jeten time nuk po luaj në një kompeticion.

U ndjeva e çuditshme. Ishte si dita e parë e pjesës tjetër të jetës time dhe po e shijoj, por ende po përpiqem të gjej atë ekuilibër”, u shpreh motra e vogël e familjes Uilliams.

“Nuk e kam përmenduar kurrë fjalën tërheqje, pasi nuk më ka pëlqyer fjala pension.

Nuk duket si një fjalë moderne. E konsideroj këtë fazë si një tranzicion, por dua të jem e kujdeshme për mënyrën se si e përdor atë fjalë, pasi është shumë specifike dhe e rëndësishme për një komunitet njerëzish. Mund të them se po bëhet një evoluim brenda meje, po shkoj gradualisht drejt gjërave të reja, duke iu larguar tenisit”, tha Serena Uilliams.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat