Alcaraz tërhiqet nga “Paris Masters”

Tenis

Alcaraz tërhiqet nga “Paris Masters”

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 09:51
Carlos Alcaraz

Një lëndim abdominal ia ka pamundësuar numrit një të botës në tenis Carlos Alcaraz vazhdimin e garës në “Paris Masters”

Spanjolli u detyrua të tërhiqet nga sfida në çerekfinale ndaj Holger Rune.

Ky i fundit e fitoi setin e parë 6-3 kurse në tie-breakun e setit të dytë Alcaraz e dorëzoi sfidën.

Në gjysmë finale, Rune do të takohet me tenistin nga Kanadaja Felix Auger-Aliassime.

Gjysmë finalja tjetër është ajo mes Novak Djokovic e Stefanos Tsitsipas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat