Mbyll sezonin dhe rrezikon të dorëzojë fronin

Tenis

Mbyll sezonin dhe rrezikon të dorëzojë fronin

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 12:04
Mbyll sezonin dhe rrezikon të dorëzojë fronin

Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz, numri 1 në botë, nuk do të luajë në ATP Finals, turneu i më të mirëve, që do të nisë javën e ardhshme në Torino (Itali). Në këtë turne luajnë 8 tenistët më të mirë në botë, por do të mungojë pikërisht ai që kryeson renditjen.

Alcaraz u dëmtua pak ditë më parë në turneun Masters të Parisit, duke u tërhequr për shkak të një problemi muskulor. Ka qenë vetë 19-vjeçari spanjoll ai që dha lajmin se do të mungojë në Torino (13-20 nëntor), duke shtuar se nuk do të rikthehet më në fushë këtë vit.

Çka do të thotë që Alcaraz nuk do të luajë as në Kupën Davis, që zhvillohet më vonë, më 23-27 nëntor në Malaga. Alcaraz e mbyll këtë vit me 57 fitore e 13 humbje në karrierën e tij, ku fitoi në 5 turne, përfshi edhe US Open.

“Për fat të keq, kam një dëmtim në muskulin abdominal dhe kërkon 6 javë kohë rikuperim. Sezoni për mua është i mbyllur, duke mos luajtur dot në Torino”, tha Alcaraz, që rrezikon të dorëzojë keun e renditjes botërore nëse rivalët më të afërt në renditje fitojnë në Torino.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat