Alcaraz: Ja objektivat për sezonin e ri

Tenis

Alcaraz: Ja objektivat për sezonin e ri

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 15:25
Alcaraz

Tenisti 19-vjeçar spanjoll Carlos Alcaraz bëhet tenisti më i ri në moshë që e mbyll vitin si numri 1 në botë. Ai nuk po luan në ATP Finals që po zhvillohet në Torino, turneu ku marrin pjesë 8 më të mirët e sezonit. Gjithsesi, ai ka marrë zyrtarisht trofeun që e shpall si “numrin 1” në fund të vitit.

“Jam sa i lumtur aq edhe i mërzitur. Doja të isha në këto finale të fundsezonit, por jam i lumtur që ngre lart këtë trofe. Prë fat të keq dëmtimi nuk më dha mundësi të luaj. Shpresoj që sa më shpejt të rikuperoj dhe të jem në Australi në 100% të formës”, tha Alcaraz.

19-vjeçari ka objektiva të qarta për të ardhmen: “Jam numri 1 në botë, por tani nis më e vështira, pasi duhet të konfirmohem në majë, të ruaj kreun. Të gjithë kur luajnë ndaj meje duan të fitojnë, duke dhënë maksimumin. Gjatë vitit 2023 synoj të bëj më të mirën kryesisht në turnetë e rëndësishëm.

Për të mbajtur lart motivimin duhet të fitosh në turnetë më të mëdhenj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat