Lirohet Boris Becker, do të depërtohet në Britani të Madhe

Tenis

Lirohet Boris Becker, do të depërtohet në Britani të Madhe

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 15:23
Lirohet Boris Becker

Tenisti gjerman është liruar pasi që mbajti tetë muaj burg nga dënimi i tij prej 2.5 vite burgim

Tenisti gjerman Boris Becker, tri herë kampion në Wimbledon, është liruar pasi ka mbajtur tetë muaj burg dhe do të depërtohet me një avion nga Britania për në Gjermani, ka njoftuar agjencia vendore e lajmeve PA të enjten.

Becker (55) është liruar pas tetë muaj burg nga dënimi prej dy vite e gjysmë me burg që u dha në prill për fshehjen e aseteve dhe kredive në vlerë 2.5 milionë funte (rreth 2.9 milionë euro) për t’ju shmangur kështu pagesave të borxheve të tij.

Dikur numri 1 i botës dhe ish komentator për rrjetin publik të televizionit britanik, BBC, e deklaroi vetën të paaftë për të paguar borxhet më 21 qershor 2017, me një borxh që arrinte 50 milionë funte (rreth 58 milionë euro) që lidheshin me një kredi të pa paguar prej më shumë së 3 milionë funte (rreth 3.4 milionë euro) për një pasuri të patundshme që ai e zotëronte në Mallorca të Spanjës.

Sipas agjencisë së lartcekur britanike, Becker, që është banor i Britanisë prej vitit 2012, ishte transferuar nga burgu i Wandsworth, në jugperëndim të Londrës te Huntercombe Prison që është afër qytezës f Henley-on-Thames, në zonën angleze të Oxfordshire, një burg me siguri më të ulët për kriminelët që vinë nga jashtë, në pritje të dëbimit të tij.

Gjashtë herë kampion në turne të mëdha është kualifikuar që t’i bëhet një depërtim automatik për shkak se ai është i hua dhe nuk ka nënshtetësi britanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat