Becker rrëfen burgun: Pas hekurave nuk je askushi

Tenis

Becker rrëfen burgun: Pas hekurave nuk je askushi

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 11:45
Becker rrëfen burgun: Pas hekurave nuk je askushi

Ish-tenisti gjerman Boric Becker ka folur për herë të parë që kur la burgun londinez dhe u rikthye në vendlindjen e tij. Ikona e tenisit, fitues i 6 grand slam në karrierë, u dënua me 2 vite e gjysmë burg nga një gjykatë në Londër, për mashtrim fiskal e falimentim. Ai kaloi vetëm 8 muaj në qeli dhe tashmë ndodhet në Gjermani, duke përfituar nga disa kushte specifike.

Për të rrëfyer jetën e tij pas hekurave, Becker ka arkëtuar një çek me vlerën e 515 mijë eurove nga televizioni Sat1, ndërkohë që “Bild” ka zbuluar disa nga detajet e kësaj interviste. “Në burg nuk je askushi, je thjesht një numër. Numri im ishte A2923EV. Askush nuk më thërriste me emër apo mbiemër, por vetëm me numrin personal dhe as që u bëhet vonë nëse je i famshëm apo jo”, thotë Becker.

“Mora një leksion të madh nga kjo përvojë, duke gjetur Borisin e dikurshëm. Kuptova që gjërat ndodhin gjithnjë për një arsye”, shton Becker, që në burg ishte një ndihmës-trajner. Ditën e largimit nga burgu ai e kujton kështu: “U bëra gati që në gjshtë të mëngjesit, ndërkohë që dera e qelisë u hap në 7.30. E kisha bërë valixhen gati me kohë. Ikim u thashë!”.

“Kur isha brenda kisha frikë mos përfundoja në një qeli kolektive, ku kishte edhe manjakë seksuale”, tha Becker. Tani që doli nga burgu, Boric Becker nuk mund të rikthehet në Angli dhe do t’i duhet të qëndrojë gjatë në Gjermani. Tashmë për ish-tenistin nis puna për vendosjen e ekuilibrave financiarë, ndërkohë që djali i tij ndodhet ende në Londër. Ai ka firmosur disa kontrata para se të hynte në burg, që pritet t’i japin qetësi financiare, duke realizuar edhe një film për jetën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat