Nadal: Qava kur Messi shënoi golin e tretë për Argjentinën

Tenis

Nadal: Qava kur Messi shënoi golin e tretë për Argjentinën

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 22:12
Nadal

Rafael Nadal e ka përjetuar mirë suksesin e Lionel Messit në Botërorin "Qatar 2022".

Tenisti i cili në qershor kishte fituar Grand Slam-in e tij të 22-të vetëm dy ditë pasi kishte mbushur tridhjetë e gjashtë vjeç, ta shihte edhe dikë tjetër, në rastin konkret Messin, që të ishte i suksesshëm në fund të karrierës ishte emocionuese për të. 

“U emocionova. Kur Messi shënoi golin e tretë më dolën lotët nga sytë. Ishte për shkak të emocionit kur shihja dikë kaq të madh duke e fituar atë që i mungonte, pasi kishte vuajtur kaq shumë për ta arritur atë”, ka thënë ai.

Argjentina e ka fituar trofeun e Botërorit "Qatar 2022" pasi në finale fitoi kundër Francës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat