Australian Open merr vendimin befasues

Tenis

Australian Open merr vendimin befasues

Më: 10 janar 2023 Në ora: 12:29
Australian Open merr vendimin befasues

Një vit më parë, në Australi diskutohej nëse Novak Djokovic, i pavaksinuar, duhej të luante apo jo në grand slam-in që zhvillohej në Melburn. Ndërsa këtë vit, organizatorët e Australian Open marrin vendimin surprizë, që është në kontrast me atë që ndodhte 365 ditë më parë.

Në Australian Open do të lejohen të luajnë edhe tenistët që dalin pozitivë me Covid-19 para dhe gjatë turneut!!! Tenistët nuk janë të detyruar të kryejnë ndonjë test anti-Covid. “Këtë gjë ua kemi komunikuar si tenistëve ashtu dhe punonjësve tanë”, tha Craid Taley, shefi i Australian Open.

“U kemi kërkuar të gjithë personave që kanë probleme shëndetësore të reduktojnë kontaktet sociale me personat e tjerë dhe të qëndrojnë në shtëpi.

Tenistët që infektohen mund të luajnë nëse dëshirojnë, pasi nuk janë të detyruar të tregojnë rezultatet e testeve. Në rast se dalin pozitivë, ata mund të qëndorjnë maksimumi 5 ditë në izolim”, tha Taley.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat