Sa shumë mungesa

Tenis

Sa shumë mungesa

Më: 10 janar 2023 Në ora: 13:54
Sa shumë mungesa

Tenistja amerikane Venus Williams dhe ajo japoneze Naomi Osaka, dy ish-numrat 1 në botë për femra, janë tërhequr nga grand slam i Australian Open, që nis pas një jave në Melburn.

Venus Williams u tërhoq për shkak të një dëmtimi, ndërkohë që pak ditë më parë ajo kishte marrë një ftesë nga organizatorët e këtij turneu. 43-vjeçarja kishte luajtur disa ndeshje, por duket se mosha e dëmtimi nuk i dhanë mundësi të luajë në turneun që nis më 16 janar.

Ende e paqartë arsyeja se përse Osaka, dy herë fituese e këtij grand slam-i (2019 e 2021), u tërhoq.

Ajo nuk luan një ndeshje zyrtare që prej shtatorit të vitit të kaluar, duke zbritur në vendin e 42-të të renditjes botërore.

Nga ky turne u tërhoq pak ditë më parë edhe numri 1 në botë për meshkuj, spanjolli Carlos Alcaraz, i dëmtuar. Në dilemë ishte edhe Emma Raducanu, tenistja 20-vjeçare britanike, por që duket se rikuperoi pas dëmtimit dhe do të zbresë në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat