Ndahet nga jeta dy herë fituesi i Grand Slam-it

Tenis

Ndahet nga jeta dy herë fituesi i Grand Slam-it

Nga: K.G. Më: 10 janar 2023 Në ora: 18:59
Ndahet nga jeta dy herë fituesi i Grand Slam-it

Në moshën 95-vjeçare ka vdekur tenisti legjendar, dy herë fitues i titullit Grand Slam, Dick Savitt.

Amerikani është anëtar i Sallës Ndërkombëtare të Famës që nga viti 1976 dhe suksesin më të madh e arriti në vitin 1951 kur fitoi Australian Open dhe më pas Wimbledonin.

Përveç kësaj, ai luajti dy herë çerekfinalet e Roland Garros dhe gjysmëfinalet e US Open, ndërsa në vitin 1952, në momentin kur triumfoi në Kampionatin Kombëtar Amerikan, papritur doli në pension.

Ai ishte vetëm 25 vjeç kur u tërhoq nga sporti dhe nuk e shpjegoi kurrë këtë lëvizje.

Pas karrierës së tij në tenis, Savitt iu përkushtua biznesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat