Zbulohet arsyeja kryesore e tërheqjes së Osakas

Tenis

Zbulohet arsyeja kryesore e tërheqjes së Osakas

Më: 12 janar 2023 Në ora: 11:10
Osaka

“Takohemi vitin tjetër, në Australian Open të vitit 2024!” Është ky mesazhi që dha tenistja japoneze Naomi Osaka, që përmes një postimi në rrjetet sociale sqaroi edhe arsyen e tërheqjes së saj nga grand slam që nis më 16 janar, në Melburn.

“Jam shtatzënë. Vitet e fundit kanë qenë interesantë për mua, por mendoj se janë pikërisht momentet e vështira ato që janë edhe më argëtues.

Këto muaj jashtë fushës më kanë bërë të dashurohem sërish më këtë sport, por e ardhmja më rezervoi të tjera surpriza, një bekim të ri.

Mezi presj që fëmija im të më shohë në fushë duke luajtur dhe t’i thotë dikujt që ajo është nëna ime. Viti 2023 do të jetë plot me leksione për mua dhe shpresoj të takohemi janarin tjetër”, deklaroi tenistja 25-vjeçare japoneze, fituese e 4 grand slam në karrierën e saj.

Babai i fëmijës është partneri i saj, këngëtari Coprdae.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat