Tre emra favoritë eliminohen nga turneu

Tenis

Tre emra favoritë eliminohen nga turneu

Më: 19 janar 2023 Në ora: 11:06
Tre emra favoritë eliminohen nga turneu

Australian Open dhuroi surpriza në raundin e dytë, teksa disa prej emrave që konsideroheshin favoritë mbyllën rrugëtimin e tyre në Grand Slam-in e parë të vitit 2023.

I pari që e pësoi ishte amerikani Taylor Fritz i cili u mposht me shifrat 2-3 ndaj numrit 113 në renditje, Popyrin ndërsa nuk mundi të bënte më mirë as Casper Ruud.

Norvegjezi ishte favorit në sfidën ndaj Brooksby, por në fund u dorëzua teksa u mposht 3-1 me sete teksa bëri mirë vetëm në setin e dytë. Në tre setet e tjerë edhe pse rezistoi, nuk ia doli të ndryshonte fatet e takimit dhe kështu e mbyll shpejt rrugëtimin në Australian Open.

Nuk mundi të shmangte fundin e trishtë as Alexander Zverev me gjermanin që u mposht me shifrat 3-1 nga ana e amerikanit Mmoh. Sakaq, i vetmi që përmbushi pritshmëritë ishte Andrey Rublev që mposhti me shifrat 3-1 finlandezin, Ruusuvuori. Në raundin pasardhës, Rublev e pret përballja me britanikun, Evans.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat