Nadal ngre “flamurin e bardhë”

Tenis

Nadal ngre “flamurin e bardhë”

Më: 19 janar 2023 Në ora: 16:09
Nadal

Tebisti spanjoll Rafael Nadal, përme snjë pistimi në rrjetet sociale, ka rrëfyer se dëmtimi i pësuar dje në raundin e dytë të grand slam të Australian Open është më i rëndë nga sa mendonte.

Ai ka pësuar një tërheqje të shkallës së dytë në muskujt e këmbës së majtë.

“Rezonanca magnetike që kreva sot tregoi shkallën e vërtetë të dëmtimit.

Tani do t’i dedikohem një pushimi absolut dhe koha e rikuperimit do të shkojë nga 6 në 8 javë”, u shpreh kampioni në fuqi i Australian Open.

Për pasojë, Nadal mund të mungojë në të dy turnetë Masters që zhvillohet në mars e prill në Indian Wells dhe Majemi.

Me shumë gjasa, tenisti spanjoll do të synojë rikuperimin për turnetë e fushave me dhè, sipërfaqja e tij e preferuar, për të mbrojtur titullin në Roland Garros.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat