Vendimi për Zverev, i akuzuar për dhunë në familje

Tenis

Vendimi për Zverev, i akuzuar për dhunë në familje

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 12:03
Zverev

ATP (Shoqata e Tenistëve Profesionistë) nuk do të ndërmarrë asnjë masë disiplinore ndaj tenistit gjeran Alexander Zverev (aktualisht numri 14 në botë). ky i fundit ishte akuzuar për dhunë në familje, pas akuzave që kishte ngritur ish e fejuara e tij Olya Sharypova.

Hetimi që kreu ATP që prej tetorit 2021, arriti në përfundimin se nuk ka as të dhëna e as dëshmitarë që Zverev të ketë kryer dhunë në familje ndaj ish të fejuarës së tij.

“Si pasojë e mungesës së provave të besueshme dhe të dëshmitarëve akularë, por edhe në bazë të dëshmive të ndryshme të dhëna nga Sharypova, Zverev apo persona të tjerë, hetimi nuk mund të konfirmojë akuzat për dhunë”, thuhet në deklaratën e ATP-së.

Marrëdhënia mes Zverev, ish-numri 2 në botë dhe Sharypova zgjati 12 muaj. Në vitin 2020, rusja deklaroi në një intervistë se kishte pësuar dhunë nga tenisit gjerman në dhomën e hotelit, gjatë US Open 2019 por edhe gjatë turneut Masters të Shanghait, po atë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat