Për herë të parë një tenist kinez fiton një turne ATP

Tenis

Për herë të parë një tenist kinez fiton një turne ATP

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 13:28
Wu Yibing

Për herë të parë një tenist kinez fiton një turne ATP!

Tenisti Wu Yibing ka shkruar historinë e këtij sporti, duke u bërë kinezi i parë që arrin të fitojë një turne ATP. 23-vjeçari triumfoi në turneun ATP-500 të zhvilluar në Dallas, ku mposhti 2-1 në finale amerikanin John Isner (6-7, 7-6, 7-6), një ndeshje që zgjati tri orë.

Wu Yibing u bë gjithashtu tenisti i parë kinez që arrin të renditet në “Top-60”, duke u klasifikuar në vendin e 58-të.

Ndërkohë që, një vit më parë, ai klasifikohej në vendin e 1869 të renditjes botërore.

Në finale, ai arriti t’i anullojë një “match point” rivalit amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat