Alcaraz: Tenisi është ai që më pëlqen

Tenis

Alcaraz: Tenisi është ai që më pëlqen

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 14:16
Carlos Alcaraz

Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz do të bëjë këtë javë debutimin e tij sezonal, në turneun e Buenos Aires. Ish-numri 1 në botë, nuk luajti në Australian Open, pasi i dëmtua pak ditë para fillimit të tij.

“Jam prej disa ditësh në Argjentinë duke u stërvitur, për të fituar ritmin e duhur dhe të bëj një paraqitje të mirë”, tha Alcaraz.

“E di që s’do të jetë e lehtë, por kam shumë shpresë të përsëris rezultatet e vitit të kaluar, që ishin shumë të mira. Arrita objektivin tim më të madh, të fitoj një grand slam dhe të jem numri 1 në botë.

Dëmtimi më detyroi të mungoj, por kjo është pjesë e karrierës së një sportisti”, u shpreh 19-vjeçari spanjoll.

“Tenisi është ai që më pëlqen dhe dua t’i dedikohem, pavarësisht rezultateve.

Për të qenë numri 1 duhet të kesh disa objektiva afatgjatë, por mbi të gjithë duhet të argëtohesh, duke punuar sa më fort.

Jam ende shumë i ri, kam shumë gjëra për t’u përmirësuar”, tha Alcaraz.

“E di që disa nga objektivat që i kisha vënë vetes i arrita shumë shpejt, por dua të vazhdoj të punoj për të patur një karrierë sa më të mirë dhe një jetë normale.

Dua të fitoj të tjerë grand slam, por duhet të kem kujdes edhe Gjokoviq e Nadal, pasi janë ende kampionë”, u shpreh Carlos Alcaraz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat