Medvedev: Kam frikë të përballem me Nadalin

Tenis

Medvedev: Kam frikë të përballem me Nadalin

Më: 12 mars 2023 Në ora: 01:03
Medvedev e Nadal

Rafael Nadal është ende në periudhën e rikuperimit pas një dëmtimi që pësoi në Australian Open.

Tenisti spanjoll synon që të rikthehet në kohë për të marrë pjesë në Roland Garros, kompeticionin e tij të preferuar.

Në fushën me dhe, ish-numri një i botës është më i miri dhe këtë e pranon edhe Daniil Medvedev i cili së fundmi shprehet se ka frikë të ndeshet me Nadal në një terren të tillë.

“Më duhet të pranoj se të mundësh Rafael Nadal në Roland Garros është një nga sfidat më të mëdha në botën e tenisit.

E vërteta është se dua shumë ta provoj dhe ta sfidoj Nadal, por në të njëjtën kohë kam edhe frikë të përballem me të në fushat me dhe.

Të mund Nadal në Paris dhe Djokovic në Melbourne janë për mua dy nga sfidat më të mëdha që dua t’i arrij”, u shpreh Medvedev.

Kujtojmë se Roland Garros do të mbahet në Paris nga data 28 maj deri më datë 11 qershor me Rafael Nadal që është rekordmeni absolut në tokën franceze duke qenë se ka fituar 14 trofe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat