Del nga “Top-10” pas 912 javësh

Tenis

Del nga “Top-10” pas 912 javësh

Më: 21 mars 2023 Në ora: 11:17
Rafael Nadal

Pas 912 javësh me radhë, tenisti spanjoll Rafael Nadal ka dalë nga renditja e “top-10” tenistëve më të mirë në botë.

Ky është rekord absolut në të dyja kategoritë, meshkuj e femra, çka tregon për formën e jashtëzakonshme të 22 herë fituesit në Grand Slam në karrierën e tij të gjatë.

Për herë të parë në “Top-10” ai hyri në vitin 20105, në moshën 17 vjeç e 10 muaj.

Edhe pse ka patur disa herë luhatje e dëmtime, ai asnjëherë nuk ka dalë nga renditja e më të mirëve.

Aktualisht, ndodhet në vendin e 13-të për meshkuj, ndërsa në krye të renditjes ndodhet bashkwkombasi i Karlos Alkaraz, ndërsa për femra kryeson polakja Iga Sviatek.

Top 5, Meshkuj

1.Carlos Alcaraz, 7,420 pikë

2.Novak Gjokoviq, 7,160 pikë

3.Stefanos Tsitsipas, 5,770 pikë

4.Casper Ruud, 5,560 pikë

5.Danill Medvedev, 4,330 pikë

Top 5, Femra

1.Iga Swiatek, 9,975 pikë

2.Aryna Sabalenka, 6,740 pikë

3.Jessica Pegula, 5,605 pikë

4.Caroline Garcia, 4,990 pikë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat