Muguruza tërhiqet përkohësisht

Tenis

Muguruza tërhiqet përkohësisht

Më: 5 prill 2023 Në ora: 12:42
Muguruza

Tenistja spanjolle Garbine Muguruza, ish-numri 1 në botë dhe fituese e dy grand slam në karrierën e saj, ka vendosur të mos luajë në asnjë nga turnetë që do të zhvillohen muajt në vazhdim në fushat me dhè e ato me bar.

Pra, ajo s’do të luajë deri në korrik, kur dhe mbyllet Grand Slam i Uimbëlldonit.

Ndeshja e saj e fundit daton më 30 janar të këtij viti.

Po kaloj më shumë kohë me familjen dhe miqtë. Këto kohë me familjen kanë qenë shumë të rëndësishme e nevojshme për mua, ndaj do ta shtyj këtë periudhë jashtë fushave deri në verë.

Pra, s’do të luaj në fushat me dhè e ato me bar”, tha Muguruza, aktualisht jashtë “Top 10”.

Me shuma gjasa, tenistja 29-vjeçare, numri 1 në botë në vitin 2017, nuk do të luajë edhe në dy Grand Slam-et që ka fituar, Roland Garros (2016) e Uimbëlldon (2017).

Ajo pritet të kthehet në fushë në turnetë Masters të Amerikës së Veriut ose në US Open. Muguruza nuk luajti as në turnetë Masters të Indian Uells e Majami, muajin e fundit.

“Do të marr një pushim të gjatë nga të gjitha veprimtaritë.

Vetëm kur të ndihem gati do të rikthehem të luaj, ndërkohë që do të vijoj të stërvitem me skuadrën time.

Vjet vura shumë presion mbi veten time.

Në këtë moment të karrierës, renditja nuk ka më rëndësi për mua”, tha Muguruza për “Marca".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat