Nis turneu i Monte-Karlos në tenis

Tenis

Nis turneu i Monte-Karlos në tenis

Më: 7 prill 2023 Në ora: 17:05
Pamje nga gara

Gjithçka është gati për turneun ATP në Monte-Carlo, Masterin 1000 të tretë të sezonit, i planifikuar për të dielën më 9 prill.

Pretendenti kryesor do të jetë Novak Djokovic, kampion në Australian Open, i cili do të bëjë debutimin e tij në fushat me dhe të kuq pasi humbi turneun amerikan për shkak të kufizimeve Covid për lojtarët e pavaksinuar.

Në mungesë të Alcaraz, Auger-Aliassime dhe Nadal, do të jetë një tjetër shans i madh për pretendentët e tjerë. Raundi i parë i turneut fillon të dielën më 9 prill, ndërsa finalja është planifikuar një javë më vonë në orën 14:30.

Të premten luhen çerekfinalet, të shtunën gjysmëfinalet. Mbajtës i titullit është Stefanos Tsitsipas, i cili ka fituar dy edicionet e fundit. Por rekordi i sukseseve mbetet i Rafael Nadal, me 11 trofe në Principatë.

Ai nuk do të jetë i pranishëm në Monte Carlo pasi nuk është rikuperuar ende nga lëndimi i tij në fillim të sezonit.

Mospjesëmarrja në Monte Carlo, i ka kushtuar Nadalit daljen nga 10-shja e më të mirëve në botë, duke i dhënë fund serisë së qëndrimit më të gjatë në këtë renditje në histori.

Një udhëtim që filloi më 25 prill 2005 dhe do përfundoi më 20 mars 2023, gjithsej 912 javë.

Njoftimi zyrtar erdhi me përditësimin e renditjes pas Indian Wells Masters 1000 e tani, tenisti  spanjoll është numri 13 në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat