Kosova ngritet për 24 pozita në ranglistë

Tenis

Kosova ngritet për 24 pozita në ranglistë

Më: 18 prill 2023 Në ora: 15:48
Kosova

Kosova ngritet për 24 pozita në ranglistën e shteteve në tenis, nga pozita 76 tani është në pozitën 52-të të Kampionatit Botëror në tenis “Billie Jean King Cup”.

“Pas paraqitjeve të shkëlqyeshme në Kampionatin Botëror në Tenis ‘Billie Jean King Cup’ që u mbajt javën e kaluar në Lisbon të Portugalisë, Kosova ka shënuar ngritje të jashtëzakonshme në ranglistën e shteteve.

Kosova tani më gjendet në pozitën 52 duke kërcyer për 24 pozitta nga vendi i 76 ku ishte vitin e kaluar.

Fitoret e Kosovës ndaj Afrikës së Jugut dhe Irlandës si dhe mbetja në Grupin II të zonës Europa/Afrika i siguruan Kosovës pikë të reja dhe ngritje të madhe në ranglistë duke lënë prapa shumë shtete të forta në tenis”, njofton Federata e Tenisit e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat