Spanjolli merr zyrtarisht vendimin për Roland Garros

Tenis

Spanjolli merr zyrtarisht vendimin për Roland Garros

Më: 18 maj 2023 Në ora: 23:58
Rafael Nadal

Për herë të parë pas 18 vitesh, rekordmeni i Roland Garros, Rafael Nadal nuk do të jetë pjesë e këtij turneu.

Spanjolli vuan prej kohësh një dëmtim në gju dhe pavarësisht përpjekjeve për t’u rikuperuar në kohë nuk ka mundur t’ia dalë ndërsa në deklaratën e tij theksoi se nuk është në gjendjen e duhur fizike për të marrë pjesë.

Ndër të tjera, për herë të parë Nadal përmendi edhe tërheqjen të cilën po përgatitet ta japë në vitin 2024.

“Në katër muajt e fundit kam punuar pa fund për të qenë gati dhe për të marrë pjesë në Roland Garros. Ishin muaj të vështirë sepse nuk po gjenim mënyrën për të rikuperuar dëmtimin që pata në Australi.

Nuk ndjehem gati për të garuar në standartet me të cilat jam mësuar.

Nuk mund të marr pjesë në një turne si Roland Garros dhe të mos jem në gjendje për të garuar në nivelet e larta.

Që pas kohës së pandemisë, trupi nuk ka qenë në gjendje për të përballuar stërvitjet dhe punën e përditshme.

Nuk mundur të shijoj pjesëmarrjen në kompeticione dhe të shijoj pjesëmarrjen për pasojë të dhimbjeve.

Më duhet të ndaloj për njëfarë kohe, nuk e di kur mund të rikthehem sërish. Ndoshta për dy muaj, ndoshta një muaj e gjysmë, ndoshta tre apo katër muaj. Nuk mund të them asgjë me siguri dhe nuk jam një person që më pëlqen të parashikoj të ardhmen. Tani do të ndjek instiktin dhe atë që mendoj se është e drejtë për trupin tim dhe lumturinë time.

Nuk mund të flas për tërheqjen, në vitin 2024 do të mundohem që të marrë pjesë në turnetë e rëndësishëm për t’i dhënë lamtumirën e duhur sportit duke e shijuar pjesëmarrjen dhe duke qenë konkurrues.

Për këtë arsye më duhet të ndaloj në këtë moment, pasi përndryshe mendoj se nuk do të ishte e mundur pjesëmarrja në turnetë e 2024-tës.

Turnetë mbeten dhe lojtarët ndryshojnë, ndaj Roland Garros do të vazhdojë të jetë e njëjtë edhe pa Rafael Nadal”, u shpreh Nadal që është edhe rekordmeni i tunreut francez me 14 tituj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat