Alcaraz komandon renditjen botërore

Tenis

Alcaraz komandon renditjen botërore

Më: 25 maj 2023 Në ora: 16:45
Carlos Alcaraz

Ditën e hënë do të nisë grand slam i Roland Garros në tenis.

Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz do ta nisë këtë turne si numri 1 në botë, pozicion që e fitoi ditën e hënë, duke zbritur nga froni Novak Gjokoviqin.

Ky i fundit humbi dy pozicione dhe tashmë serbi klasifikohet i treti, i parakaluar edhe nga rusi Daniil Medvedev.

Në “top-5” tenistët më të mirë janë edhe norvegjezi Casper Ruud e greku Stefanos Tsitsipas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat