Alcaraz në “qiellin e shtatë” pas fitores në Wimbledon

Tenis

Alcaraz në “qiellin e shtatë” pas fitores në Wimbledon

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 21:11
Alcaraz e Gjokoviq

Carlos Alcaraz arriti një fitore të madhe 3-2 në finalen e Wimbledon përballë Novak Gjokoviq. 

20-vjeçari spanjoll mposhti 36-vjeçarin serb në duelin e zjarrtë final, që zgjati 4 orë e 42 minuta.

Ylli i ri i sportit të tenisit, siguroi për herë të parë suksesin e jashtëzakonshëm në Wimbledon, që pritet të mos jetë i vetmi për të.

Pas fitores së madhe, Alcaraz nuk i kurseu elozhet për Gjokoviq, me këtë të fundit që debutonte si profesionist në tenis pikërisht atëherë kur lindi talenti nga Murcia.

“Një ëndërr e shndërruar realitet.

Sa bukur të fitosh, por njësoj krenar për veten time do ndihesha edhe nëse do të humbisja përballë një kampioni të madh si Gjokoviq.

Unë jam rritur duke e parë atë duke fituar. Është e mrekullueshme të përballesh me të, e pabesueshme. Nole më ka frymëzuar pafund, nisa të luaj këtë sport duke të parë ty (i drejtohet rivalit).

Falënderoj ekipin tim për këtë sukses. Është një ditë e veçantë, kam luajtur para mbretërve, jam shumë krenar që mbreti është këtu për të më mbështetur. Shpresoj të vijë më shpesh“, theksoi Alcaraz, i cili konfirmohet si kryesuesi i renditjes së përgjithshme në tenis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat