Moresmo paralajmëron ceremoni në nder të Rafa Nadal

Tenis

Moresmo paralajmëron ceremoni në nder të Rafa Nadal

Më: 17 prill 2025 Në ora: 14:23
Nadal

Të dielën e 25 majit nuk duhet të humbni nisjen e grand slam-it të “Roland Garros” pasi njëra prej organizatoreve të turneut ka lajmëruar “surpriza të mëdha”.

Ameli Moresmo ka bërë me dije se darkën e ditës së parë të truneut do të mbahet një ceremoni në nder të Rafael Nadal.

Kampioni spanjoll siç dihet e mbylli me tenisin e luajtur dhe “Roland Garros” ka menduar për të organizuar një ceremoni në nder të tij.

Nadal ka fituar plot 14 herë këtë turne duke u konsideruar si njëri prej tenistëve më të fortë në histori në atë terren.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat