Tjetër dështim për Gjokoviqin

Tenis

Tjetër dështim për Gjokoviqin

Më: 26 prill 2025 Në ora: 20:36
Novak Gjokoviq

Titulli nr.100 në karrierë për Novak Gjokoviq po kthehet në një makth. Ish-numri 1 në botë u mund sot në turneun Masters të Madridit nga italiani Matteo Arnaldi.

Një humbje që erdhi në debutimin e serbit në këtë turne, në raundin e dytë të tij (6-3, 6-4 rezultati i seteve).

Një ndeshje që zgjati një orë e 40 minuta, ku Gjokoviq ishte shumë larg asaj që pritej.

Kjo nuk është hera e parë këtë sezon që Gjokoviq eliminohet kaq shpejt, duke përsëritur rezultatet e tij të dobta. Këtë herë ndaj numrin 30 në botë, në një turne që e ka fituar tri herë në karrierë.

Arnaldi bëri një ndeshje të mirë në fushat me dhè të turneut spanjoll, duke avancuar në raundin e tretë.

Ndërsa Gjokoviq rikthehet shumë shpejt në shtëpi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat