Ka vijuar në Paris grand slam i Roland Garros (turne i fushave me dhè) me ndeshjet e raundit të parë.
Numri 1 i botës për meshkuj, italiani Jannik Sinner, fitoi 3-0 (6-4, 6-3, 7-5) ndaj Arthur Rinderknech.
Po 3-0 fitoi edhe spanjolli Carlos Alcaraz, numri 2, që mundi Giulio Zeppieri (6-3, 6-4, 6-2).
Një biletë për në raundin e dytë siguron edhe greku Stefanos Tsitsipas, norvegjezi Casper Ruud e danezi Holger Rune.
Te femrat, kualifikohet për në raundin e dytë tenistja polake Iga Swiatek, numri 2 në botë. Ajo mundi 2-0 (6-3, 6-3) Rebecca Sramkova. Kualifikohen edhe Daria Kastikina, Paula Badosa e Daniele Collins.