Kanë startuar në fushat me dhè të Parisit takimet e raundit të dytë në grand slam të Roland Garros në tenis.
Numri 2 në botë për meshkuj, spanjolli Carlos Alcaraz, fitoi 3-1 (6-1, 4-6, 6-1, 6-2) ndaj Fabian Marozsan. Në raundin e tretë shkon edhe danezi Holger Rune, që mundi 3-0 Emilio Nava.
Nuk zhgënjejnë Frances Tiafoe, Lorenzo Musetti e Tommy Paul, që gjithashtu kualifikohen. Eliminimi surprizë ishte ai i norvegjezi Casper Ruud.
Nuk ka surpriza të femrat, ku numri 2 në botë, polakja Iga Swiatek, mundi 2-0 (6-1, 6-2) Emma Raducanu.
Më tej kualifikohet edhe italiania Jasmine Paolini, që mposhti 2-0 Ajla Tomljanovic.
Në ndeshjet e tjera për femra, fitojnë edhe Elina Svitolina, Jelena Ostapenko, Elena Rybakina si dhe numri 1 në botë, bjellorusja Aryna Sabalenka. Ajo mundi 2-0 (6-3, 6-1) Jil Teichmann.