Janë mbyllur takimet e raundit të katërt në grand slam-in e Roland Garros, turne që po zhvillohet në Paris, duke përcaktuar 8 çerekfinalistët në të dyja kategoritë.
Numri 1 në botë për meshkuj, italiani Jannik Sinner, fitoi 3-0 (6-1, 6-3, 6-4) ndaj rusit Andrey Rublev.
Në çerekfinale shkon edhe gjermani Alexander Zverev, numri 3, që përfitoi nga tërheqja e Tallon Griekspoor në setin e dytë (6-4, 3-0).
Çerekfinalisti i fundit te meshkujt është Alexander Bublik.
Te femrat, surpriza më e madhe është eliminimi i amerikanes Jessica Pegula, që u mund 2-1 (3-6, 6-4, 6-4) nga francezja Lois Boisson, numri 361 në botë. Më tej avancon Madison Keys, që mundi 2-0 Haily Baptiste.
Nuk zhgënjen tenistja tjetër amerikane Coco Gauff, numri 2 në botë. Ajo fitoi 2-0 (6-0, 7-5) ndaj Ekaterina Alexandrova. Në çerekfinale shkon edhe Mirra Andreeva e Rusisë, që mundi 2-0 Daria Kasatkina.